Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

0
94

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë për disiplinën Cross Car dhe për makinat me të njëjtin emër që tashmë kanë mbërritur në vendin tonë dhe shumë shpejt do të zhvillohen garat në këtë disiplinë.

Në video mund të ndiqni prezantimin e makinës Cross Car nga tre pilotë me eksperiencë dhe të apasionuar pas garave të motorsportit, (Gentjan Shaqiri, Indri Hoxha dhe Julian Sami), pjesëmarrës të rregullt dhe kampionë të Kampionateve Kombëtare Go-Kart dhe eventeve të tjera të motorsportit që zhvillohen në vendin tonë. Julian Sami është kampion i Go-Kart 2018, Indri Hoxha në vitin 2019 dhe Gentjan Shaqiri kampion i Go-Kart në vitin 2020.

Më shumë detaje do të mësoni në ditët në vazhdim.

Shikim të këndshëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here