- Advertisement -
2.5 C
Tirana
Saturday, November 9, 2024

Viti i Sigurisë Rrugore, nis aksioni global

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Rreth 3.700 njerëz humbasin jetën çdo ditë në aksidentet rrugore në të gjithë botën. Aksidentet në rrugë janë shkaku numër 1 i vdekjeve të të rinjve 5-29 vjeç. Statistika alarmante. Nuk do të donim ta nismin editorialin e këtij numri të radhës të revistës AutoClub me të tilla shifra që nuk të bëjnë të ndihesh mirë. Por, Automobile Club Albania ka një kauzë për të cilën nuk do të ndalet së luftuari. Të bëjmë gjithçka mundemi për rrugë sa më të sigurta në Shqipëri. 2020-ta është shpallur edhe si viti i Sigurisë Rrugore në vendin tonë.

Ky vit nisi me një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Ministria e Brendshme për Sigurinë Rrugore në Shqipëri. Më pas, gjatë shkurtit u zhvillua në Stokholm të Suedisë, Ministeriali i 3-të Botëror për Sigurinë në Rrugë, për të vazhduar me Konferencën e Nivelit të Lartë “2020-ta, viti i Sigurisë Rrugore” të organizuar pak ditë më parë nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në të trekëto takime shumë të rëndësishme u përfaqësua edhe Klubi i Automobilit të Shqipërisë me Presidentin, Sekretarin e Përgjithshëm dhe anëtar Bordi.

Në Ministerialin e 3-të Botëror me temë “Arritja e Objektivave 2030”, u prezantua edhe dokumenti final, “Deklarata e Stokholmit”. Qëllimi i saj është reduktimi me 50% i vdekjeve në aksidentet rrugore deri në 2030-ën. Gjithashtu, iu kërkua qeverive të vendeve në botë që të angazhohen maksimalisht në këtë çështje për të reduktuar fatalitetet në rrugët e botës. “U bëjmë thirrje Shteteve Anëtare dhe komunitetit ndërkombëtar që duke rritur angazhimin politik, të adresojnë me prioritet numrin e papranueshëm të lëndimeve në aksidentet rrugor të fëmijëve dhe të rinjve, duke siguruar që Strategjia Globale për Shëndetin e Grave, Fëmijëve dhe Adoleshentëve të veprojë në mënyrë të përshtatshme për sigurinë në rrugë”, ishte një prek pikave të rëndësishme të Deklaratës së Stokholmit. Krijimi i një agjencie të dedikuar për Sigurinë Rrugore në vendin tonë, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara për këtë çështje.

FIA e ka një prej çështjeve më kryesore të axhendës së vet sigurinë në rrugë. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, i cili është edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore, publikoi edhe librin e tij me titull “Miliona jetë njerëzish për të shpëtuar në rrugë”, pikërisht gjatë Konferencës në Suedi. Todt e kthen në çështje thelbësore faktin që duhet një revolucion për sigurinë në rrugë. Ai përqafon një qasje për një “sistem të sigurt” me qëllimin ambicioz për të eleminuar plotësisht viktimat. “Ne kemi nevojë urgjente nga qeveritë në të gjithë botën. Ne e dimë shkallën e problemit dhe çfarë duhet të bëhet. Është koha për të rritur dhe ofruar ndryshime rrënjësore”, thotë ndër të tjera Todt në librin e tij.

Auto Club Albania që është anëtare e FIA-s, prej 9 vitesh radhazi organizon Konkursin Kombëtar “Të Sigurt mbi Dy Rrota” që përfshin nxënësit 10-12 vjeç në më shumë se 110 shkolla nëpër Shqipëri me qëllim edukimin e tyre me rregullat e qarkullimit rrugor nëpërmjet ushtrimeve praktike me biçikleta. Këtë vit do të jetë një edicion jubilar për këtë konkurs, viti i 10-të. Ai do të shtrihet në 13 qytete nëpër Shqipëri dhe do të përfshijë më shumë se 2020 nxënës në 110 shkolla.

Gjatë këtij viti, Automobile Club Albania (ACA), do ti bashkohet edhe fushatës “This is my Street” që u lançua nga FIA gjatë Ministerialit të 3-të Botëror për Sigurinë në Rrugë.

“50 vite më parë, 253 fëmijë suedezë humbnin jetën në aksidentet rrugore. Gjatë 2019-ës, vetëm 16”. Kjo ishte një prej shprehjeve frymëzuese nga Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf gjatë fjalës së tij hapëse të Ministerialit.

Ne do të vazhdojmë punën tonë, pasi fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë, meritojnë rrugë më të sigurta. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim…

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...